Me rastin e shënimit të ditës së flamurit 28 nëntori gjatë ditës së djeshme një iri ka vendosur flamurin kombëtarë shqiptarë mbi veturën e policisë. Për këtë veprim policia ka ndërmarë veprime për identifikimin e personit sidhe i njejti është ftuar në stacion në prani të prindit për të sqaruar rrethanat ndërsa pas saj ndaj të riut do të shtrohet parashtesë, shkruan Top24
Njoftimi i plotë MPB-së:
Identifikohet personi që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin policor në Tetovë
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rajonin që mbulon SPB Tetovë, kur gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar ishte vendosur flamuri shqiptar mbi një automjet policor, pas masave të ndërmarra nga policia është identifikuar personi përgjegjës për këtë veprim.
Personi, në praninë e një prindi, është ftuar në bisedë informative në stacionin policor, me qëllim të zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.



