Kornizë e parashikuar ligjore, furnizim stabil me energji dhe instrumente të aksesueshme financiare janë të domosdoshme për dekarbonizimin e industrisë dhe përforcimeien e konkurrencës së ekonomisë, porositi ministrja e Energjertikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovsika në panel-diskutimin “Dekarbonizimi i industrrisë, teknologjisë dhe financimit”, njoftoi Kabineti i saj.
Në Konferencën “Industria dhe mjedisi jetësor: profiti nuk është qëllimi i vetëm”, në organizim të Odës Ekonomike dhe UNDP-së, Bozhinovska theksoi se shteti duhet të sigurojë procedura institucionale më efikase dhe afate më të shkurtra për realizimin e investimeve në energjetikë, pasi pengesat administrative ndikojnë drejtpërdrejt në veprimtarinë e bizneseve. Kjo është e rëndësishme si për kompanitë private, ashtu edhe për ato shtetërore, të cilat duhet të kenë kushte për planifikim afatgjatë, kosto të parashikueshme dhe veprimtari të qëndrueshme.
“Duhet të krijojmë një kornizë ligjore që mundëson investime më të mëdha. Do të ishte shumë mirë sikur kompanitë ta dinin sa do të shpenzojnë për energji elektrike gjatë pesë viteve të ardhshme, në vend që ta ndjekin bursën çdo ditë dhe të përballen me pasiguri. Kjo përbën rrezik për çdo kompani, veçanërisht për ato ku energjia elektrike zë një pjesë të konsiderueshme të kostove. Si kompanitë private, ashtu edhe ato shtetërore duhet të mund të planifikojnë. Detyra jonë është të sigurojmë parashikueshmëri, të jemi më fleksibilë dhe t’i shkurtojmë procedurat, në mënyrë që
Ajo theksoi se partneritetet publiko-private do të hapin mundësi shtesë për realizimin e projekteve për të cilat shteti nuk ka mjete të mjaftueshme financiare vetjake, ndërsa si prioritet të rëndësishëm veçoi edhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në institucionet publike.
Duke folur për financimin e dekarbonizimit, ajo bëri të ditur se, sipas Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, nevojiten rreth 10 miliardë euro për zbatimin e masave të parapara deri në vitin 2030. Nga gjithsej 61 masat e Planit, 26 lidhen drejtpërdrejt me dekarbonizimin. Si mekanizëm për tërheqjen e investimeve, ajo veçoi Platformën për Tranzicion të Drejtë, përmes së cilës projekte konkrete të kompanive energjetike u prezantohen institucioneve financiare ndërkombëtare dhe krijohen mundësi për financimin e tyre.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mekanizmit CBAM, i cili ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e kompanive vendore që eksportojnë në tregun evropian. Bozhinovska bëri të ditur se Ministria, së bashku me Drejtorinë e Doganave, Institutin e Akreditimit dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor, po punon për hartimin e kornizës së nevojshme ligjore dhe krijimin e një sistemi për monitorim, raportim, verifikim dhe akreditim (MRVA). Synimi është që mjetet e lidhura me emetimet e karbonit të mbeten në vend dhe të investohen në transformimin e gjelbër të ekonomisë vendore.
Si parakusht shtesë për konkurrueshmërinë e industrisë, Bozhinovska përmendi zhvillimin dhe ndërlidhjen rajonale të infrastrukturës energjetike. Në këtë kontekst, ajo veçoi interkoneksionin e gazit me Greqinë, aktivitetet për ndërlidhje me Shqipërinë, si dhe integrimin e tregjeve të energjisë elektrike. Këto projekte do të mundësojnë siguri më të madhe të furnizimit, qasje në më shumë burime energjetike dhe mundësi më të mira për import dhe eksport të energjisë elektrike.
Ajo bëri të ditur edhe se po përgatitet Plani i Përgjithshëm i MEPSO-s për zhvillimin e rrjetit të transmetimit, i cili do të identifikojë investimet dhe kapacitetet e nevojshme në rajone të ndryshme, veçanërisht në zonat ku mundësitë për kyçjen e kapaciteteve të reja energjetike janë tashmë të kufizuara.


