Të punësuarit shqiptarë në Komunën e Bërvenicës kanë organizuar një pritje për kryetarin e ri, Arkin Jahiji, duke e mirëpritur me një tortë me mbishkrimin “Mirë se erdhe kryetar”.
Pritja vjen pas marrjes së mandatit nga Jahiji, i cili do të udhëheqë komunën pas fitores në zgjedhjet e parakohshme lokale.


