Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke rikujtuar dy momentet historike që e bëjnë këtë datë të veçantë për shqiptarët, shkruan Top24
Në mesazhin e tij, Taravari thekson rëndësinë historike të 28 nëntorit 1443, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin shqiptar në Krujë, si dhe të 28 nëntorit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
“28 nëntor, 2026, çdo shqiptar përkulet me dashuri e përkushtim para Flamurit të Shqiponjave!”, thuhet në mesazhin e urimit.
Dita e Flamurit mbetet një nga datat më të rëndësishme të kujtesës kombëtare shqiptare, që simbolizon lirinë, sakrificën, bashkimin dhe krenarinë e një populli që ndër shekuj ka ruajtur gjuhën, identitetin dhe aspiratat e tij kombëtare.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!


