Skandal në Shkup: 4 fakultete dhe Rektorati i UKIM-it mbeten në terr, borxhi arrin gjysmë milioni euro!

Katër fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe ndërtesa e Rektoratit, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të faturave të papaguara.

Sipas raportimeve të mediave, EVN ka ndërprerë furnizimin me rrymë në Fakultetin e Makinerisë, Elektroteknikës, Shkencave Natyrore dhe Matematikës, si dhe në Fakultetin e Bujqësisë.

Borxhi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 500 mijë euro, ndërsa pjesa më e madhe u përket fakulteteve.

Situata mund të përkeqësohet, pasi ndërprerje të energjisë kërcënojnë edhe institucionet kulturore dhe Postën e Maqedonisë.

Ende nuk dihet kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike në objektet universitare.