Shuhet nga jeta legjenda e futbollit Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi, njëri prej mesfushorëve të njohur të futbollit jugosllav dhe ish-futbollist i Partizanit të Beogradit, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Prekazi u lind më 18 gusht 1957 në Mitrovicë. Hapat e parë në futboll i bëri në klubin mitrovicas Remont, ku nisi të luante në ekipin e të rinjve në shkurt të vitit 1974.

Me Remontin u shpall kampion i Kosovës për të rinj. Më pas luajti për përfaqësuesen e Kosovës në garat e republikave jugosllave. Më 7 dhjetor 1974 nënshkroi kontratën me Partizanin e Beogradit. Në pranverën e vitit 1976 u bë pjesë e ekipit të parë.

Për Partizanin luajti deri më 1983 dhe fitoi tre tituj të kampionit të Jugosllavisë. Më pas u angazhua te Hajduku i Splitit. Në vitin 1985 kaloi te Galatasaraji i Stambollit.

Gjatë karrierës luajti edhe për Altayn dhe Bakırköysporin.