Shtëpia e Bardhë publikon mesazhin: “Trump është ende presidenti juaj”

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një mesazh të pazakontë në rrjetin social X, duke rikujtuar se Donald Trump vazhdon të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Njoftim publik: Trump është ende presidenti juaj”, thuhet në postimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Mesazhi është shoqëruar me një fotografi të presidentit amerikan në Zyrën Ovale, ku ai shfaqet me një shprehje serioze në fytyrë, i mbështetur me grushte mbi tavolinën e tij të punës.

Në fund të publikimit, Shtëpia e Bardhë ka shtuar edhe një tjetër fjali: “Faleminderit për vëmendjen tuaj lidhur me këtë çështje”, një shprehje që Trump e përdor shpesh në publikimet e tij në rrjetet sociale.

Postimi ka nxitur mijëra komente, shumë prej të cilave me tone ironike dhe tallëse nga përdoruesit e platformës X.

Publikimi vjen në një moment të tensionuar politik në SHBA, pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme, të cilat kanë shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta mbi të ardhmen politike të administratës Trump.