Shënoi një gol magjik ndaj Finlandës, Trabzonspor feston për Ernest Muçin

Ernest Muçi ishte një prej protagonistëve absolutë në fitoren e rëndësishme të Kombëtares Shqiptare ndaj Finalndës me rezultatin 2-0.

Sulmuesi kuqezi shënoi një gol magjik në minutën e 35 duke ngritur peshë të gjithë ‘Arenën Kombëtare’ që shpërtheu në festë.

Por nuk ishin vetëm tifozët kuqezinj që iu gëzuan Supergolit të Ernest Muçit. Edhe Trabzonspor dhe tifozët e tij kanë festuar për spektaklin e dhuruar nga futbollisti i Kombëtares me klubin turk që e shprehu përmes një postimi në rrjetet sociale.

‘Urojmë futbollistin tonë, Ernest Muçi që shënoi golin e parë të kombëtares së tij në fitoren që Shqipëria arriti ndaj Finlandës 2-0 në Nations League-lexohet në postimin e Trabzonsporit