Dita e Alfabetit Shqip, 22 Nëntori, i solli në Maqedoninë e Veriut dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurtin e Kosovës dhe Edi Ramën e Shqipërisë, por vizitat e tyre u zhvilluan përmes agjendave të ndara, pa një takim të përbashkët mes tyre, shkruan Top24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Manastir në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip. Gjatë qëndrimit të tij, ai zhvilloi një takim me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, me të cilët diskutoi për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, nëdrsa pas një darke të përbashkët morri pjesë në manifestimin e organizuar nga Ansambli i këngëve dhe Valleve Shqiptare.Kurti për dallim nga Rama nuk takoi liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin sidhe liderët e VLEN-it Izet Mexhitin dhe Bilall Kasami ndërsa krahas kësaj zhvilloi një program të veçantë në kuadër të vizitës së tij në vend. Ai mori pjesë në aktivitete në Manastir, përfshirë takimin me të rinj nga hapësira shqiptare dhe vizitën në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, ndërsa në agjendën e tij ishte edhe promovimi i sistemit „One Stop Shop“ në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Ndryshe nga pritjet për një moment të përbashkët mes dy liderëve të qeverive shqiptare, 22 Nëntori kaloi pa një takim të tyre, ndërsa aktivitetet u organizuan ndaras.Top24


