Modeli i propozuar për organizimin e dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip u prezantua sot raportuesve të Komisionit të Venecias. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, pritet një vlerësim i pavarur dhe profesional ligjor lidhur me përputhshmërinë e këtij modeli me Kushtetutën dhe standardet evropiane. Përveç Ministrit Shashivari, në takim morën pjesë edhe kryetari, e anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, të cilët ofruan një demonstrim praktik se si organizohet dhe zhvillohet ky provim.
“Kjo nuk është çështje e një gare politike, por ka të bëjë me barazinë para ligjit, mundësitë e barabarta dhe respektimin konsekuent të standardeve profesionale. Të drejtat nuk duhet të mbeten thjesht parime të shkruara, por duhet të përkthehen në zgjidhje konkrete, të zbatueshme dhe ligjërisht të qëndrueshme. Elaboruam bazën kushtetuese dhe ligjore të iniciativës, argumentimin juridik të modelit të propozuar, si dhe procesin konsultativ të zhvilluar me përfaqësuesit e fakulteteve juridike, dekanët dhe organizatat studentore”, thanë nga Ministria e Drejtësisë”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.
Me këtë, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias patën mundësi të njihen drejtpërdrejt me procedurat e parashikuara dhe zbatimin praktik të modelit të propozuar. Ekspertiza e Komisionit të Venecias pritet të sjell rekomandime dhe propozime drejt gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për jurisprudencën.
Ministri Shashivari shpjegoi bazën kushtetuese dhe ligjore të kësaj nisme, si dhe procesin konsultativ të zhvilluar me përfaqësues të fakulteteve juridike, dekanë dhe organizata studentore.
“Kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias synon gjetjen e një zgjidhjeje që është e qëndrueshme nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përputhje me standardet evropiane. Mbetemi të hapur ndaj rekomandimeve dhe propozimeve të Komisionit të Venecias, duke vlerësuar se qëllimi kryesor i zgjidhjes së propozuar është të sigurojë qasje të barabartë në provimin e jurisprudencës për të gjithë kandidatët, pa cenuar kriteret profesionale, cilësinë e provimit apo integritetin e tij”, thane me tej nga Ministria e Drejtësisë.
Ky takim erdhi një muaj pasi u refuzua nga studentët propozimi i Ministrisë së Drejtësisë që një model i ri “84% me 16%” ishte në tryezën e bisedimeve me kryetarët e forumeve studentore. Zgjidhja re ligjore parasheh që 10 provimet teorike nga gjithsej 12 të zhvillohen në gjuhë të tjera, ndërsa 2 provimet e fundit praktike të mbeten në maqedonisht, me përkthyes në gjuhën amë, të cilat do të mbahen nëpër institucionet gjyqësore. Por, studentët shqiptarë e kundërshtojnë këtë model sepse thonë se nuk është i plotë! Studentët kërkojnë që provimi, përfshirë edhe pjesën praktike, të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe. Pritet të mbahen takim tjetër, përndryshe studentët do të dalin në protestën e pestë deri në arritjen e 100%, siç thonë ata për zbatimin e të drejtës ligjore të përdorimit të gjuhës shqipe. Pas marrjes së mendimit nga Komisioni i Venecias, të cilët kanë sesion me 11-12 dhjetor ku pritet ta kalojnë, dhe pastaj si projekt-ligj të votohet në Kuvend.


