Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se së bashku me presidenten Justina Shiroka-Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal.
Vaksinimi është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes nga gripi sezonal, veçanërisht me rënien e temperaturave.
Ajo ka rikujtuar se pasojat e gripit mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, transmeton Klankosova.tv.
Haxhiu gjithashtu ka falënderuar personelin shëndetësor për punën e përditshme dhe shërbimin ndaj qytetarëve, duke theksuar se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët.


