Policia zbulon mbetje të substancës pluhur të bardhë, arrestohen dy persona në Gostivar

Më 13.11.2026, në ora 22:00, në Tumçevisht të Gostivarit, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat S.A. (36) nga Gostivari dhe S.B. (32) nga Çegrani i Gostivarit, sepse gjatë kontrollit tek ata, te S.B. janë gjetur sende me mbetje të substancës pluhur të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.