Paqësori nën pushtetin e tajfunëve! Sezoni ekstrem sjell viktima, përmbytje dhe dëme infrastrukturore! “El Nino” po ngroh ujërat dhe po …

Oqeani Paqësor po shndërrohet në një vatër energjie për stuhi gjithnjë e më shkatërruese. Azia Lindore po përjeton një sezon ekstrem tajfunësh, me dhjetëra viktima, përmbytje masive dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Pas kësaj vale moti të egër qëndron edhe fenomeni klimatik El Nino, i cili po ngroh ujërat e oqeanit dhe po fuqizon stuhitë tropikale.

Hetim për dh*nën ndaj protestuesve në Beograd! 9 policë në detyrë dhe një ish-efektiv arrestohen
Në tetor, Tajvani u përgatit për goditjen e tajfunit Champi, me erëra që arritën shpejtësinë 295 kilometra në orë.

Stuhia nuk goditi drejtpërdrejt ishullin, por shkaktoi anulimin e qindra fluturimeve në Tajvan, Hong Kong dhe Japoni, ndërsa mijëra familje mbetën pa energji elektrike në Okinaëa.

Muajt e mëparshëm nuk kanë qenë më pak shkatërrues. Japonia u përball me stuhi të fuqishme që detyruan rreth një milion njerëz të evakuoheshin.

Në Kinë, përmbytjet shkatërruan zona të banuara dhe zhvendosën mijëra banorë, ndërsa tajfune të njëpasnjëshme paralizuan transportin dhe jetën e përditshme.

Shkencëtarët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial kanë shënuar nivele rekord, ndërsa energjia e akumuluar e cikloneve në Azinë Lindore dhe Juglindore parashikohet të jetë pothuajse dyfishi i mesatares 30-vjeçare.

Simulimet shkencore tregojnë se rritja e temperaturave mund të shtojë me 26 për qind reshjet e akumuluara gjatë stuhive të fuqishme, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve.

Japonia dhe Kina kanë shtuar masat e përgatitjes, ndërsa Filipinet po mbështesin fermerët për të përballuar dëmet e mundshme në prodhimin bujqësor.

Por përtej emergjencave të momentit, sfida mbetet afatgjatë: ndërtimi i infrastrukturës më të qëndrueshme, menaxhimi i ujërave dhe mbrojtja e komuniteteve përballë fenomeneve klimatike gjithnjë e më ekstreme.