Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë nisur punimet për zëvendësimin e pllakave të dëmtuara dhe të thyera me pllaka të reja travertini, njoftoi Qyteti i Shkupit, përcjell TV21. Punimet kanë nisur pas vërejtjeve për gjendjen e pllakave në hyrje të Çarshisë. Aktivitetet për sanimin e kësaj pjese sot i ka inspektuar kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Ai deklaroi se ndërhyrja synon përmirësimin e gjendjes së hyrjes së Çarshisë, e cila është një nga zonat më të vizituara nga qytetarët dhe turistët.
Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se do të zëvendësohen të gjitha pllakat e dëmtuara dhe të thyera.


