Kryeministri Edi Rama prezantoi në Parlament përmbajtjen e projektbuxhetit 2027 për të cilin tha se për herë të parë kap tavanin e 10 miliardë eurove falë një ekonomie të trefishuar.
“Ishte më pak se 10 miliardë euro kur ne morëm detyrën dhe ka prekur tavanin e 30 miliardë eurove” i tha Edi Rama. Sipas kryeministrit qeveria vjen me këtë projekt buxhet me synimin primar uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare. Kryeministri tregoi përfitimet e qytetarëve me uljen e TVSh- së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore.
“Ky është një lehtësim që e thënë ndryshe lë rreth 150 milionë euro çdo vit në arkën e familjeve. 150 milionë euro të cilat përndryshe do vinin në buxhetin e shtetit, drejtpërdrejtë përmes çmimeve të ulura, falë uljes domethënëse të TVSH-së, por dua të jem shumë i qartë këtu, ne nuk po e ulim TVSh-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët ndërkohë që fëmijët vazhdojnë të paguajnë njësoj logjikën e kapitalizmit”.
Për kryeministrin Edi Rama filozofia e këtij projektbuxheti është të përmirësojë hendekun mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë më pak.
“Prandaj e mbajmë të pandryshuar ne tatimin 15% të fitimit të sipërmarrjes, por ama rrisim tatimin mbi dividendin nga 8% në 15% sepse kur vjen fjala për të ri investuar të ardhurat e fituara, ne jemi me sipërmarrjen”.
Një tjetër lehtësim për qytetarët tha kryeministri lidhet me heqjen e taksës së qarkullimit.
“Duam ta ulim çmimin në pompë me 32 lekë për litër duke e zhvendosur taksën tek automjeti dhe faktikisht duke e lidhur më drejtpërdrejtë edhe me karakteristikat e automjetit…..duke faktikisht e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera të rajonit dhe pastaj duke kaluar detyrimin për të paguar taksën e qarkullimit të makinës në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Publik”.
Nëse ka një kategori të shoqërisë sonë deklaroi kryeministrit që meritojnë të ndjejë më shumë nga përfitimet e rritjes ekonomike, pa diskutim është kategoria e pensionistëve.
“Nga 1 janari, të dyfishojmë rritjen e vitit që po lëmë pas dhe t’i qëndrojmë këtij zotimi çdo vit pasardhës me dyfishim dhe dyfishim dhe dyfishim, krahasimisht me vitin e parë që është ky i këtij procesi dhe kështu janë 20 miliardë ose rreth 200 milion euro në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes për pensionistët. Ndërkohë që indeksimi afrohet në muajin prill dhe për të është një fond shtesë prej 4 miliardësh ose 40 milionë eurosh”.
Duke u ndalur tek të rinjtë kryeministri tha se ne nuk mund ta pranojmë si një normalitet të pandryshueshëm që një çift i ri ku të dy punojnë, dhe ta ketë gjithnjë më të vështirë të sigurojë një çati mbi kokë.
“Dhe në ndërkohë fillojmë nga pikërisht buxheti pa llogaritur çfarë vjen me ligjin e ri të strehimit ku janë 1000 familje që përfshihen në skemat e kreditimit të lehtësuar dhe janë 2000 familje të tjera që mbështeten me subvencionimin e qerasë në tregun e lirë, ndërkohë që 7000 familje të tjera, pra në total janë 10 000 familje që do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin”.
Si një propozim të rëndësishëm e quajti kryeministri çfarë parashikon projektbuxheti për studentët që vijnë nga familjet në nevojë.
“Bursa e tyre do të rritet nga 10.000 në 25.000 lekë të reja në muaj dhe do të shtrihet edhe në ciklin e masterit. Kjo do t’ua lehtësojë edhe marrjen pjesë në ato grupet që bëhen bashkë të studentëve për të marrë me qira shtëpi në Tiranë”.
200 miliardë lekë investime publike të planifikuara, nuk janë thjesht konsum i fryteve të rritjes së ekonomisë, por janë riinvestim në një ekonomi që do të rritet ende më shumë, theksoi kryeministri Edi Rama.


