Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Poroit, ndërprerja te fakbrika ish “Kozhara” do të zgjasë pesë orë

Të mërkurën, më 11 nëntor 2026, janë paralajmëruar tri ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe në një pjesë të fshatit Poroj.

Sipas njoftimit, nga ora 08:45 deri në 10:15, pa energji elektrike do të mbeten objektet pranë Qumështores së Vjetër, lagjja e Tullishtes, objektet e kompanive “Neraplast”, “Mlin”, “Zlatno Zërno”, “Suvafiks” dhe “Mikeli”, si dhe një pjesë e fshatit Poroj.

Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje e energjisë elektrike do të ketë në objektet mbi vijën hekurudhore, te ish fabrika e lëkurës “Kozhara”.

Ndërsa, nga ora 09:45 deri në 13:45, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten edhe objektet në rrugën “Nikolla Tesla”.