Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat përreth.
Sipas njoftimit, nga ora **08:30 deri në 15:00**, pa energji elektrike do të mbeten Stacioni i Autobusëve në Tetovë, objekti i “Medikinska Plastika”, “Lidl”, ish-objekti i “Makedonija Tabak” dhe “Palma Mall”.
Nga ora **08:45 deri në 14:00**, ndërprerje do të ketë edhe në HEC-in “Bistrica”.
Ndërkaq, nga ora **08:55 deri në 10:30**, pa energji elektrike do të mbeten këto vendbanime: Vratnica, Bellovishti, Jazhinca, Orashja, Nerashte, Staro Sello, Gllogji, Dobroshti, Tearca, Prshovca, Brezna, Përca, Odra, Jegunovca, Rotinca, Podbregja, Jançishta, Prelubishta, Kopanca, Tudenca, Nepreshten, Leshka dhe Sllatina.
Ndërprerje të tjera janë paralajmëruar nga ora **09:00 deri në 14:00**, në këto lokacione:
– **Tetovë:** ndërtesat e reja përballë shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”.
– **Prelubishtë:** objektet përgjatë rrugës nga qendra në drejtim të xhamisë.
– **Stençë dhe Vollkovi:** përfshirë objektet “New Country”, “Bashkim Tours” dhe pompa e ujit në Bllacë.
– **Xhepçisht:** objektet në afërsi të furrës “Pashtriku”, përgjatë rrugës rajonale.
Gjithashtu, nga ora **09:45 deri në 13:45**, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në objektet përreth rrugëve “Proleterska” dhe “Sarajevska” në Tetovë.
Qytetarët dhe bizneset në këto lokacione këshillohen që t’i marrin parasysh oraret e paralajmëruara dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me ndërprerjet.


