Nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të komunikacionit në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar disa kufizime në komunikacionin e Shkupit për shkak shënimit të festës fetare, Dita e Përkujtimit të Shpirtrave, transmeton Portalb.mk.

“Duke filluar nga ora 06:00, qarkullimi drejt varrezave të qytetit në Butel do të zhvillohet në një drejtim (në formë rrethore), përkatësisht, të gjitha automjetet do të drejtohen në rrugën „Butelska“, majtas në rrugën „Aleksandar Urdarevski“, majtas në rrugën „Boca Ivanova“ dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit, ndërsa për daljen nga varrezat, automjetet do të lëvizin djathtas në rrugën „Boca Ivanova“, deri te rrethrrotullimi në rrugën „Butelska“, pastaj majtas në rrugën „Butelska“ dhe djathtas në rrugën „Kemal Sejfulla“”, raportoi Policia.

Policia, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, sqaroi që kufizime do të ketë edhe nëpër rrugët afër varrezave në Kamnik, Draçevë dhe Gjorçe Petrov.