Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-futbollisti i Teteksit, Vladimir Sekuloski, luajti edhe për Shkumbinin në Shqipëri

Ish-futbollisti Vladimir Sekuloski, i njohur me nofkën Laki, ka ndërruar jetë sot në moshën 46-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët po shprehin ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Sekuloski, i lindur në vitin 1980, gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur për disa klube, ndër të cilat Teteksi, Ljuboteni, Vardari, Slloga, Rabotniçki, Makedonija Gjorçe Petrov dhe Osogova.

Ai ka luajtur edhe jashtë Maqedonisë së Veriut, duke qenë pjesë e skuadrës Shkumbini në Shqipëri. Gjithashtu, ka qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll.