Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

Sot në ambientet e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u mbajt takim me përfaqësues të institucioneve relevante ku u diskutua për koordinimin dhe bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve për festat e nëntorit.

Në fokus të takimit ka qenë shënimi dinjitoz i Ditës së Alfabetit, 22 Nëntorit dhe Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, festa që bashkojnë shqiptarët dhe promovojnë identitetin, gjuhën dhe unitetin kombëtar.

Aktivitetet do të realizohen me synimin për të ruajtur, promovuar dhe përcjellë te brezat e rinj vlerat kombëtare dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.