Ministria e Financave: Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacionet me interes 4.6% deri më 1 dhjetor

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste në vend. Vlera minimale për një fletobligacion është 10.000 denarë, me normë interesi prej 4.6% dhe afat maturimi prej dy vjetësh, ndërsa kthimi i plotë parashihet më 11 dhjetor 2028. Sipas Ministrisë së Financave, prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh, ndërsa ankandi për këtë emetim do të mbahet më 3 dhjetor.

Kumtesa e plotë e Ministrisë së Financave

Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i 4-të, qytetarët mund t’i regjistrojnë deri më 1 dhjetor në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste në vend.

Qytetarët mund të regjistrojnë së paku një fletobligacion të këtij lloji, në vlerë prej 10.000 denarësh. Norma e interesit për fletobligacionet e qytetarëve nga ky emetim është 4.6%, ndërsa afati i maturimit është dy vjet. Data e maturimit të fletobligacioneve është 11 dhjetor 2028. Interesi për vitin e parë maturon më 11 dhjetor të vitit 2027, ndërsa për vitin e dytë maturon më 11 dhjetor të vitit 2028.

Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh. Ankandi për emetimin e 4-të të fletobligacionit të qytetarëve do të realizohet më 3 dhjetor.

Ministria e Financave, deri më tani ka lëshuar tre emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë u realizua më 13 korrik të vitit 2023, në vlerë prej 23.5 milionë eurosh. Emetimi i dytë u realizua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh, ndërsa emetimi i tretë më 12 dhjetor të vitit 2025, në vlerë prej 33 milionë eurosh.

Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i parë dhe i dytë, së bashku me interesin përkatës, janë shlyer plotësisht.