Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski në një paraqitje publike gjatë ditës së sotme ka kmentuar deklaratat e liderëve të VLEN-it se provimi i jurispodencës do të jetë në gjuhën shqipe ndërsa Mickovski më tej qëndron në fjalën e tij se nuk do të ketë provim të jurispodencës por vetëm respektim të asaj që thekson ligji. Pra ligji thekson nëse një student ka aritur të përfundoj studimet provimet profesionale do ti realizojnë në gjuhën që kanë përfundu arsimin që në Maqedoni ato gjuhë ndryshe nga gjuha Maqedonase janë gjuha shqipe, turke dhe angleze. Pra pjesa teorike do të jepet në gjuhën amëtare ndërsa pjesa praktike ku simulohet një seancë gjygjosore penale dhe civile do të jetë vetëm në Gjuhën Maqedonase dhe në shkrimin e saj qirilik, shkruan Top24


