Mickoski: Vazhdojmë me reformat për institucione më efikase dhe jetë më cilësore për qytetarët

Sot u mbajt një takim kushtuar Agjendës së Reformave, ku në fokus ishin aktivitetet aktuale, prioritetet dhe dinamika e zbatimit të reformave të parapara.

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se procesi i reformave kërkon një qasje të koordinuar institucionale, përcaktim të qartë të objektivave dhe hapa konkretë për përmirësimin e funksionimit të institucioneve.

Ai bëri të ditur se puna për zbatimin e reformave vazhdon me përkushtim, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, efikasitetin e institucioneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.