Kryeministri Hristijan Mickoski është takuar sot në Bruksel me Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore pranë Komisionit Evropian.
Sipas njoftimit të Mickoskit në Facebook, në qendër të bisedimeve ishin perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, përparimi në proceset reformuese dhe hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Përcaktimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është i qartë dhe i padyshimtë. Maqedonia meriton një të ardhme evropiane, të bazuar në marrëdhënie parimore, respektim dhe mbrojtje të interesave kombëtare, si dhe zbatim të vazhdueshëm të reformave në interes të qytetarëve”, shkroi Mickoski.
Kryeministri theksoi se Qeveria do të vazhdojë me përmbushjen e agjendës reformuese dhe zbatimin e politikave që synojnë integrimin evropian të vendit.
“Vazhdojmë me punë të përkushtuar, përmbushjen e agjendës reformuese, politikë të përgjegjshme dhe vizion të qartë për një Maqedoni evropiane, stabile dhe prosperuese”, deklaroi Mickoski./MIA


