Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj për të zhvilluar negociata me presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2015, duke theksuar se në atë kohë përpjekjet diplomatike ishin të domosdoshme për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë.
Në një deklaratë nga Vremya.ua, Merkel kujtoi situatën e krijuar në vitin 2015, kur, sipas saj, Rusia përbënte një kërcënim serioz për Ukrainën dhe ishte e nevojshme të gjendej një zgjidhje përmes negociatave.
“Le të kthehemi në vitin 2015, kur rusët ishin gati thjesht të përmbysnin Ukrainën. Në atë kohë, ishte absolutisht e nevojshme të përpiqeshim të arrinim një lloj armëpushimi ose të paktën një marrëveshje”, u shpreh ajo.
Merkel argumentoi se diplomacia ishte një përpjekje e nevojshme për të ruajtur ekzistencën e shtetit ukrainas.


