Më 7 nëntor 2026, në Biberist të Zvicrës, u mbajt një manifestim humanitar i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Oensingen, me qëllim mbledhjen e fondeve për ndërtimin e xhamisë së re në Oensingen.
Në këtë mbrëmje, të mbushur me emocione, solidaritet, besim dhe bujari, qindra pjesëmarrës, hoxhallarë, personalitete dhe mysafirë nga vende të ndryshme u bashkuan për të kontribuar në realizimin e këtij projekti.
Falë zemërgjerësisë së donatorëve dhe përkushtimit të organizatorëve, gjatë këtij manifestimi u mblodhën mbi 1 milion franga zvicerane, një shumë e konsiderueshme që do të shërbejë për ndërtimin e xhamisë së re në Oensingen.


