Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më 13 nëntor, do të fryjnë erëra të forta jugore me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë, dhe temperaturat do të jenë dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Sipas parashikimit, të premten do të mbizotërojë mot relativisht i ngrohtë, me temperatura dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Nën ndikimin e një rryme ajrore jugore, era herë pas here do të arrijë shpejtësi mbi 80 kilometra në orë. Në Shkup do të fryjë erë e moderuar deri e fortë jugore, dhe moti do të jetë kryesisht me vranësira.

Gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë dendësi të mjegullave në disa lugina. Vendi do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme, dhe periudha në vijim do të sjellë reshje lokale të shiut.

Nga e shtuna, për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, temperaturat do të jenë në rënie.