LSDM: Sllaveski, të ka mbetur edhe pak kohë për ta kallëzuar Mickoskin. Pastaj do të jetë vonë!

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut përmes një reagimi ka akuzuar guvernatorin e bankës populle të Maqedonisë dhe kryeministrin Hristjan Mickovski për aferën e Alta Bankës duke theksuar se Guvernatori Sllaveski duhet të reagoj para se të bëhet vonë, thuhet në reagimin e LSDM-së përcjellë Top24

Trajko Sllaveski pranoi se Mickoski kishte ushtruar presion për dhënien e lejes për Alta Bankën. Tani i ka mbetur shumë pak kohë për ta kallëzuar.

📞 Prokurori Saveski punon me telefonatë. Vepron sipas urdhrave nga foltorja e Kuvendit dhe kërkesave që i drejtohen nga televizioni. Nuk vepron në mënyrë të pavarur. Pret telefonatën e Mickoskit.

❗ Nëse Sllaveski nuk e bën këtë tani, më pas do të jetë vonë.

Në Evropë pati sanksione dhe pezullime ndaj Alta Bankës. Në Mal të Zi, autoriteti rregullator e refuzoi Alta Bankën dhe konfirmoi presionet. Në Serbi tani është hapur një procedurë falimentimi, është arrestuar Macura dhe është nisur një hetim për 380 milionë euro.

Pronari formal është një person që ka një këmbimore. Dyshimet lidhen me prejardhjen e kapitalit.

🔎 Biseda në Sky me “Oscarin”. Lidhje me Shariqin dhe Belivukun. Pesë tonë drogë nga Maqedonia te partia simotër SNS. Takime me Vulinin dhe Gashiqin.

🏦 Mickoski e solli në Maqedoni skemën e Vuçiqit për pastrimin e parave që burojnë nga krimi dhe korrupsioni. E solli edhe sigurimin. I futi paratë e ndërmarrjeve publike dhe të qytetarëve në Alta Bankë.

⚠️ Këtë skenar e kemi parë tashmë në Serbi. Atje arrestimet ndodhin çdo ditë. Së shpejti do të dalë në dritë e gjithë e vërteta. Vuçiqi tha se nuk kishte nënshkruar asgjë. Që atëherë, radha e dëshmitarëve dhe e bashkëpunëtorëve të drejtësisë është zgjatur.

👉 Sllaveski, të ka mbetur edhe pak kohë. Kallëzoje Mickoskin. Përndryshe, në kallëzim do të jesh ti i akuzuari. Dhe do të mbash përgjegjësi bashkë me bandën.

⚖️ Prokuroria duhet të reagojë. Ju u betuat para qytetarëve për t’u shërbyer atyre. Nëse vazhdoni ta mbroni bandën, do të mbani përgjegjësi bashkë me të.

❗ E vërteta po del në dritë. Banda do të japë llogari.

⏰ Sllaveski, ora po troket! #TikTak