Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër pas votimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara kundër rezolutës që mbështet veprimtarinë e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Lloga e ka lidhur këtë qëndrim me përfaqësuesit e VLEN-it në pushtet, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, duke kritikuar atë që e konsideron mospërputhje mes retorikës së tyre publike dhe qëndrimit politik.
“Maqedonia e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit dje votoi KUNDËR mbështetjes humanitare për popullin palestinez. Vetëm 9 vende nga e gjithë bota ishin kundër”, ka shkruar Lloga.
Ai nuk i ka kursyer as ironitë ndaj përfaqësuesve të VLEN-it, duke përfunduar me një mesazh thumbues:
“Veç mos shtiren më, se na lodhën me bllokimet e rrugëve kur shkojnë në xhami.”
Rezultati i votimit në OKB:
* 143 shtete votuan PRO.
* 9 shtete votuan KUNDËR.
* 20 shtete abstenuan.
Në mesin e shteteve që votuan kundër ishin edhe SHBA-ja dhe Izraeli.
* Rezoluta kishte të bënte me mbështetjen e mandatit dhe veprimtarisë së UNRWA-së, jo me një votim të përgjithshëm për të gjithë ndihmën humanitare për Palestinën.


