Në vazhdën e debatit për lejen e Altabankës gjatë ditës së djeshme në press konferencë dolën përfaqësues të VLEN-it të cilët pretenduan se kjo leje është nënshkruar në një seancë qeveritare të kryesuar nga Artan Grubi. Nga ana tjetër nga BDI-ja kanë kundërshtuar këtë pretendim duke theksuar se kjo nuk ka të bëjë me Altabankën por me pëlqim për blerje të aksioneve për Stoapanska Bankën e Manastirit ashtu siç i është dhënë pëlqim edhe HalkBankës, shkruan Top24
Në dy postime Anita Latifi dhe Bekim Berisha kanë publikuar fotografi të dy seancave duke kundërshtuar pretendimet e VLEN-it për Altabank ndërsa theksojnë se leja e kësaj banke u dha nga Bujare Abazi.



