Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal, Nedime Sallai, ka bërë të ditur se dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës është rritur për 4,71 pikë përqindjeje, krahasuar me raundin e parë.
Sipas saj, deri në orën 11:00 në raundin e parë kishin votuar 1.480 qytetarë, ndërsa në raundin e dytë kjo shifër ka arritur në 2.245 votues, apo 765 votues më shumë.
Nedime Sallai gjithashtu ka theksuar se deri në këto momente procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi të evidentuar.


