Krasniqi vazhdon edhe sot qëndrimin në Kosovë, EULEX-i e shoqëron vizitën e tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të vazhdojë të qëndrojë edhe sot në Kosovë.

Ai sërish në ditën e dytë do të vizitojë familjen e tij në lagjen Velania të Prishtinës.

Vizita në Kosovë, atij i është mundësuar nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

Gjatë së enjtes, EULEX-i e ka shoqëruar atë për te shtëpia e tij, duke bllokuar rrugën nga objekti i misionit evropian në Fushë Kosovë.

Me veturat policore dhe nën masa të rrepta sigurie, ai është dërguar për te shtëpia e tij. /Klankosova.tv