Kina kërcënon BE-nëKina kërcënon BE-në me kundërmasa nëse Brukseli kufizon aksesin e saj në tregun evropian me kundërmasa nëse Brukseli kufizon aksesin e saj në tregun evropian

Ambasadori i Kinës në Bashkimin Evropian, Cai Run, ka paralajmëruar se Pekini do të ndërmarrë kundërmasa nëse Brukseli miraton kufizime tregtare që prekin interesat kineze.

Deklarata vjen në një kohë kur Komisioni Evropian po shqyrton krijimin e një instrumenti të ri mbrojtës, të quajtur “Kill Switch”, i cili do t’i mundësonte BE-së ndërprerjen e aksesit të Kinës në tregun evropian në rast të çrregullimeve serioze tregtare.

“Kina kundërshton politizimin e çështjeve ekonomike dhe tregtare, tejkalimin e konceptit të sigurisë dhe përdorimin e presionit të njëanshëm”, deklaroi Cai Run.

Ai paralajmëroi se nëse BE-ja vendos masa kufizuese dhe diskriminuese ndaj Kinës, Pekini do të përgjigjet për të mbrojtur interesat e veta.

Ndërkohë, Brukseli po përpiqet të frenojë rritjen e importeve kineze me çmime të ulëta, të cilat, sipas të dhënave të doganave kineze, janë rritur me 25% gjatë vitit të kaluar.