Katër persona të maskuar dhe në mes të ditës janë futur në një argjendari në Kumanovë dhe kanë grabitur një vlerë të madhe të arit. Personat ishin të maskuar dhe të organizuar.
Vjedhja, siç njofton “Alsat” ka ndodhur në orën 12:24 minuta.
Deri tani nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Policia ka hapur hetim në disa pista. Ajo që dihet është se personat kanë ardhur me dy automjete, në fakt një makinë dhe një furgon. Furgoni i bardhë i llojit “Iveco” mësohet të ketë pasur targa doganuese të Gjermanisë dhe një “Audi” e kaltër me targa të Kosovës, përkatësisht targa 06 të qytetit të Gjilanit.
Nga pista e hetimit mësohet se automjetet kanë ardhur nga Shkupi, përmes Haraçinës nga rruga e vjetër dhe janë kthyer në të njëjtin drejtim.
Në vendin e ngjarjes janë policia dhe Prokuroria Publike ndërsa pas vlerësimit që do të bëhet në prezencë të pronarit të argjendarisë, do të dihet vlera e dëmit.


