Kaos në Parlamentin e Serbisë, përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe Çupiqit, seanca ndërpritet për 15 minuta (Video)

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Serbisë, pasi Aleksandar Çupiq i kërkoi presidentit Aleksandar Vuçiq që t’i përmbahej rendit të ditës.

Vuçiq iu kundërpërgjigj ashpër, ndërsa Çupiq e paralajmëroi duke i shqiptuar vërejtje.

Pas këtij momenti, deputetët e listës „Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton“ u ngritën nga vendet e tyre, ndërsa Ana Brnabiq dhe Milenko Jovanov iu afruan kryesuesit të seancës.

Për shkak të tensioneve dhe kaosit të krijuar në sallë, seanca u ndërpre për 15 minuta.

https://www.facebook.com/share/v/1Fgn4ncNtN/?mibextid=wwXIfr