Në fillim ishte ‘thumbi’ ndaj Antonio Contes ‘në kërkim të një klubi të ri’ dhe më pas erdhi mesazhi për klubin në lidhje me merkaton e transferimit. Luciano Spalletti ‘nxori kthetrat’ në momentin më të vështirë.
Ka një pankinë për të mbrojtur me çdo kussh dhe fitorja kundër Venezias ka shuar pjesërisht kritikat(dhe ka qetësuar tifozët). Pas përfundimit të ndeshjes në Allianz Stadium, mendja e trajnerit toskan shkoi te merkato e transferimeve e muajit janar.
‘Na duhet një sulmues fizik, në futbollin modern, një lojtar i tillë është i domosdoshëm. Sidoqoftë do të vendos Kolo Muani në atë pozicion sepse është në gjendje të luajë aty-u shpreh Spalletti.
Janë këto fjalë që lënë shenjë dhe që nuk do t’i kenë pëlqyer shumë Ëoltemade, i harruar nga trajneri pavarësisht një tjetër paraqitje pozitive të tij. Në mendjen e Spallettit që edhe përpara një viti kishte kërkuar një qendërsulmues të vërtetë janë Kolo Muani dhe pikërisht një bomber ende për t’iu bashkuar skuadrës.
Identikiti është i qartë. Dhe mes emrave që kanë qarkulluar këto javë, më të përshtatshmit ndaj kërkesave të Spallettit duket se janë Sorloth dhe Scamacca. Më pak Balogun e Varela që janë respektivisht një mundësi merkatoje dhe një investim i kushtueshëm për të ardhmen. Spalletti kërkon përgjigje të menjëhershme dhe të ketë një futbollist që të jetë gati aq më tepër që tani presioni është i madh dhe nuk ka shumë kohë për eksperimentime.
Ndërkaq nga Portugalia ka fillur të përmendet sërish emri i Maxi Araujo, sulmuesi i krahut të Sporting Lisbonë. Sipas të përditshmes ‘Record’, Zonja e Vjetër do të hidhet në sulm në muajin janar për uruguajanin 26 vjeçar që pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.


