Jep dorëheqjen Liburn Aliu nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre. Në vend të tij ditën e sotme është emëruar Andrea Shllaku, i cili  ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë.