Izeir Memedi zgjidhet Kryetar i Degës së Butelit në Lidhjen Shqiptare

Lidhja Shqiptare sonte mbajti Kuvendin Zgjedhor në një nga komunat më të rëndësishme për subjektin tonë në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi. Kuvendarët njëzëri sonte zgjodhën Izeir Memedin, Kryetar të Degës së Butelut, si dhe kryesinë e re të degës.

Pasi falenderoi kuvendarët për besimin, kryetari i degës, Izeir Memedi tha se prioritet i angazhimit të tij personal dhe gjithë bashkëpunëtorëve do të jetë rregullimi i adresave dhe dokumentacionit të nevojshëm të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Butel, por kanë ende probleme byrokratike dhe nuk kanë të drejtë vote në këtë komunë. Ai falenderoi kryetarin, Ziadin Sela, i cili Butelin e ka rikthyer në qendër të vëmëndjes së opinionit mbarëkombëtar.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, pata të pranishmëve tha se fitorja e shqiptarëve në Komunën e Butelit është prioritet i rëndësishëm për atë dhe çdo anëtar të Lidhjes Shqiptare dhe u shpreh i bindur se kjo do të ndodh. Kryetari Sela foli edhe për betejat e rëndësishme të subjektit tonë politik për kauzën Kombëtare, rezistencën dhe jetësimin e idealeve. Në këtë temë ai potencoi se qëllimi kryesor i sistemit shtetëror ndër vite ka qenë vrasja e idealit të shqiptarëve, por shtoi se një gjë të tillë nuk do ta lejojmë.

Të pranishëm në Kuvend ishin edhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore të Lidhjes Shqiptare.