Quhet “Humanities 10” lënda e kursit social më të vështirë në Harvard, ku ndalohet IA dhe Smartphone, dhe është më i kërkuari.
Regjistrimet janë rritur me 40% këtë vjeshtë, ku kërkesat janë dyfish i vendeve të disponueshme.
Studentët e quajnë “Hum 10”, është mjaft i vështirë dhe kërkohet leximi i plotë dhe konsistent çdo javë i një volumi, duke nisur nga Platoni, Montaigne, Spinoza, Baldëin, Jane Austin, etj.
Rreptësisht e ndaluar përdorimi i çdo pajisje elektronike apo përdorimi i inteligjencës artificiale, dhe as nuk vlen për të rritur mesataren e notave.
Po pavarësisht kësaj, duket rritja e lartë e kërkesave është tregues që vetë studentët janë të prirur rreth dijes dhe jo përtacisë mendore që karakterizohet epoka në të cilën jemi.
Edhe sipas pedagogëve të Universitetit prestigjoz, studentët po e zgjedhin si reagim ndaj rrugës së shkurtër që ofron tashmë AI, duke kërkuar, preferuar dhe zgjedhur disiplinën dhe studimin e thellë.
Lënda “Hum 10” që është konceptuar që në vitin 2008 nga profesorët në Harvard, tashmë është huazuar edhe nga Columbia University dhe në Yale, me objektivin për të konstrastuar rënien drastike të interesit të studentëve për disiplinat shoqërore.


