‘GTA VI’ vjen 13 vjet pas edicionit të fundit, si ka ndryshuar bota e sportit nga ajo kohë

I pritur prej vitesh të tëra, këtë të enjte në të apasionuarit e videolojërave do të mund të luajnë me GTA VI; edicioni i fundit i kësaj videoloje, GTA V ka dalë në shtator të 2013.

Një përjetësi edhe për botën e sportit që në këto 13 vite ka ndryshuar në mënyrë radikale. Duke nisur nga Serie A ku Juventusi i Antonio Contes luante si kampioni në fuqi me Pogba, Vidal dhe Pirlon në mesfushë. Milani i Allegrit përgjigjej me Nocerinon e Birsan.  Ndërsa te Interi, në pankinë ishte Mazzarri dhe Chivu ishte në sezonin e fundit si lojtar me zikaltrit. Napoli drejtohej nga Rafael Benitez, ndërkohë që sapo kishte ardhur edhe Higuain.

Ndërsa në Evropë, Bayerni i Mynihut ngriti titullin e Ligës së Kampioneve pas finales me Borussia Dortmundit të Jurgen Klopp. Cristiano Ronaldo ishte pjesë e Realit të Madridit bashkë me Luka Modric, ndërsa Lionel Messi, me 4 Topa të Artë të fituar, shkëlqente me Barcelonën përkrah Fabregas dhe Neymarit. Kane sapo kishte nisur aventurën me Tottenham, Gattuso drejtonte Palermon, ndërsa Cesare Prandelli drejtonte kombëtaren italiane me Balotellin në sulm.