Gripi po përhapet, më së shumti raste ka në Tetovë, por kulmi ende nuk është arritur

Gripi po shënon rritje në Maqedoninë eVeriut, me pothuajse dyfishim të rasteve tëraportuara brenda vetëm një jave, sipasraportit më të fundit të Institutit të ShëndetitPublik (ISHP), të publikuar më 5 nëntor.

Gjatë periudhës 26 tetor – 1 nëntor janëregjistruar 116 raste me grip dhe sëmundje tëngjashme me gripin, krahasuar me 61 rastenjë javë më parë. Kjo paraqet një rritje prej90,2 për qind. Numri më i madh i rasteveështë regjistruar në Tetovë, por sipas ISHP-së, vendi ende nuk e ka kaluar pragun përfillimin e aktivitetit sezonal të gripit.

Sipas të dhënave zyrtare, në Tetovë janëregjistruar 48 raste, në Kumanovë 26 dhe nëShkup 13. Pasojnë Prilepi dhe Gostivari menga shtatë raste të raportuara.

Rritja më e theksuar vërehet në Tetovë, ku njëjavë më parë ishin raportuar vetëm katërraste. Tetova dhe Kumanova së bashkupërbëjnë pothuajse 64 për qind të numrit tëpërgjithshëm të rasteve të raportuara nëvend.

Shumica e të prekurve, gjithsej 84 persona,janë të moshës 15 deri në 64 vjeç. Tepersonat mbi 65 vjeç janë regjistruar 25raste, ndërsa shtatë raste janë raportuar tefëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

Analizat laboratorike konfirmojnë se virusi igripit tashmë është në qarkullim. Nga 47mostrat e analizuara në ISHP, katër kanërezultuar pozitive për influencën A, prej tëcilave tri të pasubtipizuara dhe një e tipitA(H1)pdm09. Gjithashtu, një mostër karezultuar pozitive për koronavirusin SARS-CoV-2.

Megjithatë, jo të gjitha 116 rastet e raportuarajanë grip i konfirmuar laboratorikisht.Mbikëqyrja epidemiologjike javore përfshinedhe sëmundjet me simptoma të ngjashmeme gripin.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme, ISHP-ja njofton se situata ende është në nivelndërsezonal. Incidenca e raportuar është 6,3raste për 100.000 banorë, ndërsa pragu përhyrjen në aktivitetin sezonal është 7,32 rastepër 100.000 banorë.

Kjo do të thotë se vala sezonale e gripit endenuk ka filluar zyrtarisht dhe kulmi i sezonitnuk është përcaktuar. Megjithatë, rritja javoretregon se numri i të sëmurëve po shtohetedhe para fillimit të dimrit.

Që nga fillimi i sezonit 2026/2027, deri mëtani janë regjistruar gjithsej 343 raste me gripdhe sëmundje të ngjashme me gripin, prej tëcilave 127 në rajonin e Tetovës.

Ndërkohë vazhdon vaksinimi kundër gripitsezonal, i cili ka filluar më 21 tetor. Sipas tëdhënave të Drejtorisë për ShëndetësiElektronike, të përfshira në raportin e ISHP-së, deri më tani me vaksina falas janëvaksinuar 11.629 persona nga kategoritë errezikuara.

Vaksinimi falas realizohet përmes qendravetë shëndetit publik dhe shtëpive të shëndetit,ndërsa aplikimi bëhet përmes sistemitelektronik të vaksinimit.

ISHP-ja rikujton se vaksinimi është masa mëe rëndësishme për mbrojtjen nga gripisezonal, veçanërisht për të moshuarit,personat me sëmundje kronike, gratështatzëna, fëmijët e vegjël dhe punonjësitshëndetësorë.