Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që provimi të jepet me pëqindje gjuhësore. Sipas tij, nëse studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, provimi duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë. Kadriu shton se njohja e gjuhës maqedonase mund të testohet me mekanizmat të tjerë, por jo përmes provimit profesional.
“Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, deklaroi Osman Kadriu, Gjykatës Kushtetues.


