Gjermania kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat për Ukrainën

Gjermania ka kërkuar që Evropa të ketë rol në negociatat për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përpara bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që po mbahen në Abu Dhabi.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje pa përfshirjen e Evropës, duke theksuar rëndësinë e saj për sigurinë e kontinentit, shkruan AlJazeera.

Edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, kundërshtoi çdo marrëveshje që do të përcaktonte të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrjen e saj.

Ndërkohë, bisedimet mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për luftën, por mbeten të paqarta mundësitë për përparim konkret.