FSSHM: Mbi 2,35 miliardë denarë të paguara për katër muaj

Mbi 621 milionë denarë janë paguar në tetor, nga të cilat shuma rekorde prej 467 milionë denarëve për kompensime të pushimeve të lehonisë në katër muajt e fundit. Pas këtyre numrave qëndron vazhdimësia në realizimin e të drejtave të të siguruarve dhe përcaktimi i qartë që pagesa me kohë të bëhet standard, dhe jo përjashtim, kumtoi Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë.

FSSHM thekson se tetorin e vitit 2026 e ka rrumbullakësuar me 621.383.663 denarë të paguara për kompensime të rrogës në bazë të pengesës së përkohshme për punë dhe pushimit të lehonisë.

“Nga shuma e përgjithshme, 467.074.428 denarë janë paguar për kompensime të lehonisë, që paraqet pagesën më të lartë mujore për këtë dedikim në periudhën korrik-tetor 2026. Për kompensimet e tjera në bazë të pushimeve mjekësore janë paguar 154.309.235 denarë. Por, pasqyrën e vërtetë për punën e Fondit nuk e ofron vetëm një muaj. Në periudhën prej korrikut e deri në tetor, Fondi pagoi gjithsej mbi 2,35 miliardë denarë për pushime mjekësore dhe pushime të lehonisë, prej të cilave mbi 1,66 miliardë denarë u referohen kompensimeve të lehonisë. Këto të dhëna e pasqyrojnë dimensionin financiar të një prej obligimeve më të rëndësishme të Fondit – sigurimin e vazhdimësisë në realizimin e të drejtave ligjore të të siguruarve”, informon FSSHM.

Posaçërisht është me rëndësi, shtohet në kumtesën e Fondit, që pagesa e tetorit për kompensime të lehonisë shënon rritje prej mbi 25 për qind në raport me shtatorin, “duke e konfirmuar vëllimin e prëforcuar të pagesave të realizuara për këtë kategori të të siguruarve”.

“Për Fondin, suksesi nuk matet vetëm me vlerën e mjeteve të paguara, por edhe me sigurinë që e sjellë pagesa e tyre me kohë. Pas çdo kompensimi të paguar qëndron një e drejtë konkrete, ndërkaq pas çdo të drejte – njeriu, prindi apo familja për të cilin parashikueshmëria financiare ka rëndësi të veçantë. Mu për këtë arsye, përcaktimi i kryesisë, në krye me drejtorin e përgjithshëm mr. Zllatko Perinski, është që pagesat e rregullta të vendosen si parim i përhershëm i punës, me menaxhim të ndërgjegjshëm me mjetet dhe përmbushje e papengueshme e obligimeve të tjera të Fondit. Mjetet e sigurimit shëndetësor u tkaojnë të siguruarve. Obligim i Fondit është ato të shfrytëzohen në mënyrë të ligjshme, me përgjegjësi dhe me kohë, në funksion të realizimit të të drejtave të tyre”, kumtoi FSSHM dhe shtoi se edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e organizimit, efikasitetit të përpunimit të kërkesave dhe mirëmbajtjes së dinamikës stabile të pagesave.