Flora Kadriu është zgjedhur kryetare e re e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Zgjedhja u bë në seancën e 22-të të Komisionit, të mbajtur më 4 nëntor 2026, në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe parimin e rotacionit të pozitës së kryetarit.
Kadriu e merr drejtimin e institucionit nga Dushan Tomshiq, ndërsa për zëvendëskryetare është emëruar anëtarja Natasha Amdiju.
Nga Komisioni kanë falënderuar Tomshiqin për përkushtimin dhe kontributin profesional gjatë ushtrimit të detyrës, veçanërisht në forcimin e pavarësisë dhe rritjen e dukshmërisë së institucionit.
Me udhëheqjen e re, Komisioni thekson se do të vazhdojë angazhimin për avancimin e barazisë dhe mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve.


