Rritjet e çmimeve të ushqimeve në Evropë kanë qenë e vazhdueshme dhe produktet e freskëta po bëhen më të shtrenjta, me çmimet që u rritën me 8% në Francë dhe ndërprerjet e furnizimit që i la raftet bosh në Italinë jugore. Në supermarketet në Napoli dhe kudo tjetër në jugun italian në fund të tetorit, raftet e frutave ishin gjysmë bosh. Për rreth dy javë, shoferët e kamionëve, të zemëruar për koston e naftës, bllokuan rrugët dhe portet në të gjithë Italinë jugore. Në tetor, ushqimet e papërpunuara në Itali kushtuan 7.5% më shumë se një vit më parë. Italia ishte një rast ekstrem. Por kjo tregon edhe atw që po ndodh në të gjithë Evropën ku blerjet javore po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.
Inflacioni në eurozonë arriti në 4% në tetor, më i larti në më shumë se tre vjet, sipas shifrave paraprake të publikuara nga Eurostat. Energjia ishte faktori kryesor. Karburanti, energjia elektrike dhe ngrohja ishin 20.8% më të shtrenjta se një vit më parë. Ndwrsa çmimet e ushqimeve, në krahasim, janë rritur më ngadalë. Çmimet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit u rritën me 1.6%. Çmimet e ushqimeve të papërpunuara, që përfshijnë artikuj të tillë si frutat, perimet, mishi dhe peshku, u rritën me 4.6%.
Por ekonomitë e mëdha europiane kanw shifra shumw tw ndryshme. Në Francë, çmimet e ushqimeve u rritën në përgjithësi me 1.2% në tetor. Produktet e freskëta ishin 8% më të shtrenjta se një vit më parë. Në Gjermani, ushqimet ishin vetëm 0.4% më të shtrenjta. Në Portugali, çmimet e ushqimeve të papërpunuara u rritën me 3.7%, njësoj si në shtator.
Në Spanjë, çmimet e ushqimeve vazhduan të rriteshin në tetor, megjithëse më ngadalë se një vit më parë. Qiproja pati rritjen më të madhe, me ushqimet dhe pijet freskuese 4% më të shtrenjta se një vit më parë. Pas saj erdhën Spanja me 2.7%, Rumania me 2.6%, Malta me 2.5% dhe Portugalia me 2.4%. Jashtë BE-së, Turqia pati një normë shumë më të lartë, me çmimet e ushqimeve që u rritën me 27.6% brenda një viti.


