Çështja e Alta Bankës, vendosen grafite nëpër murret e Tetovës (FOTO)

Skandali i Alta bankës po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha politike. Ajo që nisi si një përplasje mes partive, tashmë po reflektohet edhe në rrugët e Tetovës ku janë shfaqur grafite me mesazhe ironike.

“Ali Banka”, shënohet në grafitet e vendosura në disa pjesë të Tetovës që ironizojnë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

VLEN dhe BDI gjatë këtyre ditëve kanë shkëmbyer akuza se kush në të vërtetë i dha leje Alta Bankës për të hyrë në Maqedoninë e Veriut, e cila para pak ditësh ishte buzë falimentimit.