BDI: VLEN po tenton ta largojë vëmendjen nga Phoenix Pharma dhe ta fajësojë Taravarin. Ja e vërteta

Në reagimin e saj, BDI thotë se VLEN po përpiqet ta lidhë përgjegjësinë për rastin me Phoenix Pharmën me ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas BDI-së, Ministria e Shëndetësisë nuk është institucioni kompetent për miratimin e shitblerjeve të kompanive private, por këtë kompetencë e ka Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.

BDI pretendon se pikërisht ky Komision e ka miratuar transaksionin dhe thekson se në të ka edhe përfaqësues të VLEN-it.

Në fund të reagimit, BDI akuzon VLEN-in për manipulim të opinionit publik dhe kërkon që përgjegjësia institucionale të adresohet te organet kompetente.