Të nderuar përfaqësues të mediave,
Gjatë procesit mësimor, në bashkëbisedimet tona të përditshmeme nxënësit, shpesh u rikujtojmë rëndësinë e respektimit tëligjit, statutit dhe rregullave të institucionit ku mësojnë.
Prandaj: Si mund të kërkojmë nga nxënësit respektimin e ligjit dhe tërregullave, nëse vetë institucionet që duhet të jenë shembull përta nuk i respektojnë dispozitat ligjore?
Sipas informatave dhe dokumentacionit që disponojmë, në disashkolla, përfshirë „Istikball“, „Rilindja“, „Besa“, „Përparimi“, „Naim Frashëri“, si dhe shkollat e mesme „Gjoce Stojçeski“ dhe„Nikolla Shtejn“, ekzistojnë dyshime se emërimet e përkohshmetë ushtruesve të detyrës së drejtorëve po përsëriten për periudhatë zgjatura kohore, duke ngritur shqetësimin se kjo praktikëmund të shndërrohet në mekanizëm për shmangien e konkursevepublike dhe të procedurave të rregullta ligjore.
Për të mos mbetur vetëm në nivelin e deklarimeve, dëshirojt’u referohem edhe dispozitave konkrete të Ligjit përarsimin fillor!
Neni 106 përcakton Këshillin e shkollës si organ të menaxhimittë shkollës, ndërsa neni 108 përcakton kompetencat e tij, përfshirë procedurat për shpalljen e konkursit publik dhepropozimin e kandidatit për drejtor.
Por ajo që meriton vëmendje të veçantë është neni 115, veçanërisht paragrafet 3 dhe 4, parashohin se, në rast se kryetarii komunës nuk vepron brenda afatit ligjor, Këshilli i shkollësmund ta shpallë vetë konkursin publik.
Pra, ligjërisht, konkursi publik për zgjedhjen e drejtorit duhet tëshpallet menjëherë pas emërimit të ushtruesit të detyrës, ndërsaky i fundit nuk mund ta ushtrojë funksionin për më shumë se gjashtë muaj.
Gjimnastikat që po bëhen, përmes emërimit të personave tëndryshëm, krijojnë një situatë ku shkollat mbahen peng ngapersona që, sipas dyshimeve tona, veprojnë nën direktivat e binomit nga Sektori për Arsim.
Prandaj pyetja kryesore është: A është normale që në disashkolla, brenda një periudhe pesëvjeçare, të regjistrohen deri në 15 emërime të ushtruesve të detyrës së drejtorit? Madje, kemiraste kur një person emërohet të premten dhe të hënën pasueseshkarkohet, për t’u zëvendësuar sërish nga i njëjti person.
Drejtori, si person i përzgjedhur, menaxhon edhe me mjetetfinanciare të shkollës. Në këtë rast, persona pa kriteret ligjorekanë qasje në mjetet financiare të shkollës!
E për drejtorët, sot kemi vetëm një pyetje: Pse shkollat kanërealizuar pagesa ndaj kompanive private për shërbime pastrimi, kur kanë personel teknik të punësuar dhe sigurojnë mjetehigjienike?
A nuk do të ishte më e arsyeshme që këto mjete, nëvend se të shpenzohen për shërbime të jashtme, të orientoheshindrejt motivimit dhe shpërblimit të personelit teknik, i cili çdoditë kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e shkollave tona!
Dhe, që ironia të jetë edhe më e madhe, së paku kur realizonipagesat, kujdesuni që përshkrimet dhe kodet buxhetore të jenëadekuate me shërbimet e kryera.
Për këtë arsye, kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Inspektorati financiar, Entishtetëror për revision, të realizoj mbikëqyrje të jashtëzakonshmeinspektuese në shkollat e Komunës së Tetovës.



