ASH: Pushteti akuzon të tjerët për atë që bënë vet!

Dje, pushteti tentoi të manipulojë opinionin duke akuzuar Aleancën për Shqiptarët se po bllokon ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë, vetëm pse kërkuam fjalë procedurale.

Sot, kur e njëjta marrëveshje ishte në rend dite, deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, kërkoi vetë fjalë procedurale!

Kur e bëjmë ne, qenka bllokim. Kur e bëjnë ata, qenka procedurë parlamentare!

Kaq mjafton për të demaskuar hipokrizinë, manipulimet dhe standardet e dyfishta të VLEN-it.